Përndoqi për pesë muaj një 31-vjeçare duke e dhunuar dhe kërcënuar, arrestohet i riu në Fier!

Shqipëria

Përndoqi për pesë muaj një 31-vjeçare duke e dhunuar dhe kërcënuar, arrestohet i riu në Fier!

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përndjekur për një periudhë pesë mujore një 31-vjeçare.

I riu më iniciale I.B, akuzohet po ashtu se ka dhunuar dhe kërcënuar 31-vjeçaren.

Policia bën më dije se ai ka rënë në pranga pasi është kallëzuar nga 31-vjeçarja se 25-vjeçari po e ndiqte me makinë gjatë kohës që ajo po udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës.

“Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç”, njofton policia.

Ndërkohë, në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjetin e 25-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Njoftimi i policisë

Përndoqi për një periudhë 5 mujore një shtetase, ushtronte dhunë fizike dhe e kanoste për jetën, vihet në pranga 25 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat