Parashikimi i motit, temperaturat maksimale në 26 gradë Celsius

Shqipëria

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale në 26 gradë Celsius

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat
malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi veriperendimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat