U plagosën 4 vetë dhe mori para 37 bagëti, drejtuesi që bëri ‘kërdinë’ në Levan-Qarr ishte i dehur

Shqipëria

U plagosën 4 vetë dhe mori para 37 bagëti, drejtuesi që bëri ‘kërdinë’ në Levan-Qarr ishte i dehur

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 11:03
U plagosën 4 vetë dhe mori para 37 bagëti, drejtuesi që bëri ‘kërdinë’ në Levan-Qarr ishte i dehur

Drejtuesi 26-vjeçar i automjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë një ditë më parë në aksin Levan-Qarr, rezultoi se ishte i dehur.

L.Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, iu bë testi i alkoolit pas aksidentit dhe sipas policisë, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat