Opozita ka paralajmëruar për tensione në seancën e së enjtes, PS mbledh Grupin Parlamentar! Zbardhen porositë për deputetët

Shqipëria

Opozita ka paralajmëruar për tensione në seancën e së enjtes, PS mbledh Grupin Parlamentar! Zbardhen porositë për deputetët

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Ndërsa opozita ka paralajmëruar për vijimin e aksionit dhe mosbindjes civile në Kuvend, të enjten, Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Burime për gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, bëjnë me dije se deputetët socialistë janë porositur që të vijojnë normalisht punën e tyre.

“Kriza nuk është e jona. Vijoni punën”, ka qenë porosia e kreut të Grupit për deputetët.

Kujtojmë se shumë nga deputetët e opozitës janë përjashtuar, pasi dy javë më parë dogjën karriget para Kuvendit të Shqipërisë dhe shkaktuan kaos në seancë, për shkak të dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg.

Kjo bëri që aksioni i tyre të vijojë më tej, duke thirrur një protestë kombëtare, e cila u zhvillua më 7 tetor dhe që opozita e cilëson hap të parë të mosbindjes civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat