Drejtues të rinj për policinë në qarqe/ Të mërkurën miratohet ligji për hapjen e garës, detaje nga procesi

Shqipëria

Drejtues të rinj për policinë në qarqe/ Të mërkurën miratohet ligji për hapjen e garës, detaje nga procesi

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Të mërkurën do të miratohet rregullorja në zbatim të ligjit të ri për policinë për hapjen e garës për drejtuesit e rinj të qarqeve.

Ministri Hoxha do t’i dërgojë rregulloren Këshillit të Ministrave për miratim.

Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore.

Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme. Drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat