Dhunoi barbarisht të moshuarit në Fier, 47-vjeçari “kyç gojën” para hetuesve

Shqipëria

Dhunoi barbarisht të moshuarit në Fier, 47-vjeçari “kyç gojën” para hetuesve

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

47-vjeçari Ilir Nukaj që dhunoi barbarisht dy të moshuar një ditë më parë, nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

Ai ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dhunën që ushtroi ndaj çiftit të të moshuarve në Povelçë të Fierit.

Banorët e Povelcës janë tronditur nga ngjarja ndërsa Ilir Nukaj kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për tentative vrasjeje.

Burime nga policia sqaruan se 47-vjeçari shkoi në dyqanin e të moshuarve për të blerë pije alkoolike, po kur 80-vjeçari Namik Rustemi nuk pranoi t’ia shesë, Nukaj e ka goditur me grushte në pjesën e kokës si  dhe ka shtyre me shqelma bashkëshorten e tij 77 vjeçe.

80-vjeçari ndodhet i intubuar në spitali e Fierit, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat