Berisha: Sistemi shëndetësor nën Edi Ramën është mafia e dëshpërimit

Shqipëria

Berisha: Sistemi shëndetësor nën Edi Ramën është mafia e dëshpërimit

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 21:01
Lideri i opozitës, Sali Berisha

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka parashtruar disa nga pikat e programit ekonomik, social dhe shëndetësor të Partisë Demokratike, pasi ajo të vijë në pushtet në zgjedhjet 2025.

‘Zotohemi, dyfishimi i buxhetit, rritje të rrogave, por mbi të gjitha kodi i pathyeshëm në raportet mjekësore personel-të sëmurë’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Hajdutët që futën sistemin në spitaleve të zengjinëve dhe të të varfërve duhet të skuqen, se me këtë sistem dehumanizuan sistemin shëndetësor.

E shndërruan në sistem mafioz. Një trafikant blen të gjithë pavionin, dhe të sëmurët e tjerë mbeten në mëshirë të fatit.

Ky është sistemi që instalon Edi Rama me të ashtuquajturën dy shpejtësi.
Jo miq, në spital të sëmurët do jenë një dhe vetëm një.

Ai për vete u shtrua, i rrethuar nga një personel mjekësor 15-20 vetë, i rrethuar nga një batalion i gardës dhe i policisë. Përnjëherë s’gjëmonte asgjë mbi tokë, por pak metra, dhjetëra metra më poshtë kishte jo një, por shumë të tjerë që përballeshin dhëmbë për dhëmbë me sëmundjen e pamëshirë, pa ilaçe, pa mbështetje, pa mjekë.

Kjo situatë do të marrë fund.

Ne zotohemi dhe njëherë, dyfishimi i buxhetit, zotohemi për rritje të rrogave përsëri e përsëri, por mbi të gjitha kodi i pathyeshëm në raportet mjekësore personel të sëmurë. Të drejtat e të sëmurëve do të jenë të garantuara me rreptësinë më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat