Debati Gjekmarkaj-Sejamini: Opozita dhe sfidat me brezin e ri

Shqipëria

Debati Gjekmarkaj-Sejamini: Opozita dhe sfidat me brezin e ri

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:29
Pamje nga debati

Neritan Sejamini dhe Ylli Rakipi debatuan një program televiziv, me nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj për mënyrën se si PD-ja i adresohet elektoratit. Ndërsa Sejamini i kujtoi Gjekmarkajt se në 2025 do të votojnë brezi i internetit dhe inteligjiencës artificiale, e pyeti se si do t’i afronte opozita këta të rinj. Gjekmarkaj u shpreh se nuk ka ndonjë gjë të keqe që ia prezanton të rinjve diktaturën.

Pjesë nga debati:

Neritan Sejamini: Sot është e pafalshme që PD-së të mos jetë një parti moderne perëndimore e shekullit XXI. PD-në e vitit 2025 do ta votojnë qytetarët që kanë lindur në vitet 2007-2008, pra një brez që ka lindur në kohën e internetit, të inteligjencës artificiale dhe për këtë brez që të flasësh për komunizmin, bijtë e etërve, është një gjuhë…. A frymëzon PD-ja, se këtë mund të bëjë?

Agron Gjekmarkaj: PD-ja gjuhën e ka të diversifikuar. Pse e prezanton brezin e ri me historinë nuk ka ndonjë gjë të keqe, që t’ia kujtosh herë pas here.

Ylli Rakipi: Nuk të dëgjon fare. Po nuk dëgjon njeri t’i flasësh ti për Spiro Kolekën. Më vjen keq tani.

Agron Gjekmarkaj: Jepen dokumentarë për luftën civile amerikane…

Ylli Rakipi: Filma thua ti? Po e ngatërron me Netflix këtë?

Agron Gjekmarkaj: Nuk mund të harrosh histori kaq të freskëta.

Ylli Rakipi: Histori me Hoxhën?

Agron Gjekmarkaj: Po sigurisht se duhet ta dinë këtë histori të frikshme.

Ylli Rakipi: Edi Rama është Enver Hoxha? Po merri njerëzit që të votojnë për ty pastaj. Pse kështu do t’i marrësh? Është e vjetër kjo logjikë për mua.

Agron Gjekmarkaj: Po dëgjoj vetëm zhaurimat tuaja, vetëm flisni.

Ylli Rakipi: Ju nuk dëgjoni më, ky është problemi.

Agron Gjekmarkaj: U fol për parti që vjetërohen. Ka parti më të vjetra bota, si partitë amerikane.

Ylli Rakipi: Kur ti ke hemoragji të përjetshme, vdes.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka vetëm hemoragji, por edhe ushqyerje. Kjo është në thelb një parti liberale, jo autokratike. Historia që kemi konsumnuar në këto 3 vite ka qenë më e vështira, ka qenë në sytë e opinonit publik, me debate shumë të ashpra, me konflikt, por fatmirësisht.

Ylli Rakipi: A më numëron disa emra të PD-së, që kanë ardhur në këtë parti në 10 vitet e fundit?

Agron Gjekmarkaj: T’i them unë: Agron Gjekmarkaj, pavarësisht nga cilësia, Tomor Alizoti, Gaz Bardhi, Ervin Salianji…

Enton Abilekaj: Këta që përmende janë që nga 2005, pra kanë 20 vjet…

Neritan Sejamini: Në vitin 2025 do të votojnë 18 vjeçarët dhe ata duhet ta dinë historinë. Pyetja është: a do të votojë një 18-vjeçar për juve dhe pse, kur qëllimi kryesor i tij është shkollimi dhe nëse bëhet inxhinier a mund të punojë në Shqipëri?

Agron Gjekmarkaj: Kjo është një arsye për të votuar PD-në se po ikin. Nëse nuk e kuptojnë, prindërit do t’u thonë se kjo qeverisje po i detyron të ikin. A ja vlen beteja që këta të rrinë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat