Zgjedhja e Kreut të Policisë, Prençi: Komisioni me anëtarë nga Dibra, por krejtësisht politik. U përzgjodh i preferuari

Shqipëria

Zgjedhja e Kreut të Policisë, Prençi: Komisioni me anëtarë nga Dibra, por krejtësisht politik. U përzgjodh i preferuari

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:02
Shemsi Prençi

Teksa Shqipëria pret të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duket se lufta me krimin e organizuar dhe trafikun do të jetë një njollë në analizën e Brukselit.

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi i ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” komentoi dhe garën e zhvilluar për përzgjedhjen e pasuesit të Muhamet Rrumbullaku në krye të uniformave blu, rrëfeu se pse u përjashtua nga gara.

“Unë edhe sot “de juro” ekzistoj edhe sot Drejtues i Parë në Polici, dhe përpos kësaj unë isha i vetmi kandidat me Master “Menaxhimi Strategjik i Policisë” dhe në fund nuk u përzgjodh ai që u rendit i pari, por njëri nga më të preferuarit.

Unë jam ndërgjegjësuar që në fillim për përzgjedhjen, sepse komisioni i cili ishte i përbërë me anëtarë të gjithë nga Dibra, por sepse ai ishte një komision politik”, u shpreh Prençi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat