Teksa Shqipëria pret të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duket se lufta me krimin e organizuar dhe trafikun do të jetë një njollë në analizën e Brukselit.
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi i ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” komentoi dhe garën e zhvilluar për përzgjedhjen e pasuesit të Muhamet Rrumbullaku në krye të uniformave blu, rrëfeu se pse u përjashtua nga gara.
“Unë edhe sot “de juro” ekzistoj edhe sot Drejtues i Parë në Polici, dhe përpos kësaj unë isha i vetmi kandidat me Master “Menaxhimi Strategjik i Policisë” dhe në fund nuk u përzgjodh ai që u rendit i pari, por njëri nga më të preferuarit.
Unë jam ndërgjegjësuar që në fillim për përzgjedhjen, sepse komisioni i cili ishte i përbërë me anëtarë të gjithë nga Dibra, por sepse ai ishte një komision politik”, u shpreh Prençi.