Gazetari: Po ranë përgjimet, bie dosja e parë e SPAK. Kundërshton ish-prokurori

Shqipëria

Gazetari: Po ranë përgjimet, bie dosja e parë e SPAK. Kundërshton ish-prokurori

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:27
Zylyftar Bregu

Pritet që së shpejti Gjykata Kushtetuese të marrë nën shqyrtim një prej dosjeve më të nxehta në Shqipëri, vlefshëmërinë e përgjimeve e Sky ECC dhe EncroChat si provë për të dënuar personat që i kanë përdorur.

Në analizën e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Zylyftar Bregu tha se konstaton nxitim nga ana e Kushtetueses për të shqyrtuar çështjen, sipas tij, nëse kjo e fundit do të rrëzohet, do të ketë një efekt domino prej “Metamorfozës” drejt çështjeve të tjera të SPAK.

Kjo u kundërshtua nga ish-prokurori Eugen Beçi që tha se përgjimi mund të kthehet në një ndihmë nëse gjendet përputhje me provat e tjera.

Zylyftar Bregu: Ajo që konstatoj unë është një lloj nxitimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, për ta futur këtë çështje për ta shqyrtuar me shpejtësi. Pra vendimi i ditëve të fundit i Gjykatës Kushtetuese është pranimi i kërkesës së avokatëve që kjo çështje të gjykohet me precedencë.

Blendi Fevziu: Pse duhet të ketë precedencë çështja?

Zylyftar Bregu: Avokati mund ta shpjegojë..

Blendi Fevziu: Jo, avokati ka argumentin e vet.

Zylyftar Bregu: Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën dhe do të shqyrtohet shumë shpejt, çështje ditësh, javësh.

Blendi Fevziu: Pra ajo që po thoni ju është që në qoftë se Gjykata Kushtetuese rrëzohet, rrëzohet i gjithi, një mal me…

Zylyftar Bregu: Bëhet fjalë për dosjen e parë të SPAK-ut, “Metamorfoza” është dosja e parë që ka ngritur SPAK-u dhe do të ketë efekt domino pastaj për të gjitha dosjet e tjera që vijnë më pas. Pra SPAK-u në njëfarë mënyre, dorëzohet para të gjithë materialeve.

Eugen Beçi: Jo, nuk është e vërtetë. Përgjimi do të përdoret nga fillimi deri në fund. Në rast se përputhet me provat e tjera, në rast se është e vërtetë ajo që thotë Klodiana se nuk e di dosjen, atëherë përgjimi bëhet një formë ndihme. Për të gjitha këto arsye, mendoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm e bën të ligjshëm një përgjim që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat