Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku edhe do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE.
Kreu i qeverisë, në një deklaratë për gazetarët, tha se Shqipëria do të jetë gati për në BE brenda vitit 2030.
“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, tha Rama.
Takimi nis në orën 08:00 dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.