Hapen sot negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë, Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030

Shqipëria

Hapen sot negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë, Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 08:22
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku edhe do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE.

Kreu i qeverisë, në një deklaratë për gazetarët, tha se Shqipëria do të jetë gati për në BE brenda vitit 2030.

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, tha Rama.

Takimi nis në orën 08:00 dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat