Masakra në Roskovec/ Mbahet në Apel seanca për 4 të akuzuarit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Shqipëria

Masakra në Roskovec/ Mbahet në Apel seanca për 4 të akuzuarit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 10:18
Familjarët me fotografitë e viktimave në duar janë vendosur në dyert e gjykatës për të ndjekur procesin dhe duke kërkuar drejtësi.

Në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të përgjithshëm në Tiranë doli sot për masë sigurie Altin Kuka, i cili pak kohë më parë, vrau në Roskovec vëllezërit Gramoz e Lavdrim Kurtaj. Pikërisht kjo masë sigurie ka sjellë në Tiranë dhjetëra familjarë të dy viktimave Kurtaj.

Familjarët me fotografitë e viktimave në duar janë vendosur në dyert e gjykatës për të ndjekur procesin dhe duke kërkuar drejtësi.

‘Duam drejtësi deri në fund, të zbatohet ligji, ndryshe do të ketë vetëgjyqësi’, janë shprehur familjarët e viktimave Gramoz dhe Lavdrim Kurtaj.

Në fund të seancës së sotme në Apel, është miratuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier. Altin Kuka dhe djemtë e tij, të arrestuar për bashkëpunim në vrasjen e dy vëllezërve Kurtaj, janë lënë në qeli. Altin Kuka, 49 vjeç, akuzohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Pas krimit Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin. Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

Si ndodhi vrasja

Një grindje që ka nisur midis fëmijëve ka përfunduar me dy viktima në Kurjan të Roskovecit. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur midis fëmijëve. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërkohë, 49-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat