“Me ankth deri në fund të dekadës”, kryeministri Rama: Misioni ynë, deri atëherë të jemi gati për BE!

Shqipëria

“Me ankth deri në fund të dekadës”, kryeministri Rama: Misioni ynë, deri atëherë të jemi gati për BE!

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:00
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, tha se puna do vijojë që vendi ynë të jetë vend anëtar i familjes europiane deri në vitin 2030.

Ai theksoi se për përmbushjen e këtij misioni të hershëm, Shqipëria do vijojë të kërkojnë ndihmën e vendeve mike dhe partnere.

“Është synimi ynë, ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit të Evropës si shtet anëtar. Kjo është shumë ambicioze dhe do kërkojë një volum të madh pune, kemi punuar dhe kemi hartuar një udhërrëfyes. Kemi një plan, po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë që të na ndihmojë për ta arritur këtë. Kur them miqtë, kjo është e dyanshme. Kemi nevojë për dije dhe për mbështetjen e trurit.

Duke bërë të gjitha këto, që për sa na takon ne, do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Ta bëjmë Shqipërinë si vend anëtar në mënyrën si funksionon dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pasi nuk duam që Shqipëria të largohet dhe të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel, duam që BE të jetë në Shqipëri. Pikërisht është ajo që duhet të përfundojmë, të ndërtojmë Evropën në Shqipëri.”, tha Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat