Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama zbulon: Na është kërkuar nga vende të tjera, ja si ka qenë përgjigja jonë

Shqipëria

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama zbulon: Na është kërkuar nga vende të tjera, ja si ka qenë përgjigja jonë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Shqipërisë i janë ofruar marrëveshje të ngjashme me atë me Italinë për menaxhimin e emigrantëve nga vende të tjera të BE-së. Megjithatë, ai theksoi se përgjigja e Shqipërisë ka qenë “Jo”.

Rama u pyet nëse ndonjë vend tjetër e kishte kontaktuar për të diskutuar marrëveshje të ngjashme dhe si do t’i përgjigjej skepticizmit të atyre që thonë se Shqipëria po kryen punën e pistë të BE-së. Ai u përgjigj se, pavarësisht kërkesave nga vende të tjera, Shqipëria ka bërë zgjedhjen e saj dhe ka refuzuar të angazhohet në marrëveshje të tilla. Rama theksoi se vendi është i përkushtuar për të menaxhuar situatën e emigrantëve në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane, pa u bërë një instrument për politikat e tjera të BE-së.

Pyetje: Ju keni një marrëveshje me Italinë për emigrantët ka frymëzuar vende të tjera të BE-së. A është afruar ndonjë vend tjetër tek ju për një gjë të tillë dhe çfarë do t’i thoni. Atyre skeptikëve që thoni se po bëni punën e pistët të BE.

Rama: Po na është kërkuar nga vende të tjera dhe i kemi thënë jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat