Shqipëria çel grup-kapitullin e parë me BE, presidenti Begaj: Tani, kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi

Shqipëria

Shqipëria çel grup-kapitullin e parë me BE, presidenti Begaj: Tani, kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:38
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”- shkruan Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat