Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e të hënës në Shkodër. Kur 15-vjeçari Emiljano Gjoni mbeti i vrarë më thikë pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij.
Autori, një 15-vjeçar ka dëshmuar para policisë se ka qenë Emiljano Gjoni ai që e ka goditur i pari me thikë.
Në dëshminë e tij në praninë të prindit dhe psikologut pranë oficerëve të policisë gjyqësore ka thënë: “ E kam takuar në rrugë Emiljano dhe ai më ka qëlluar i pari me thikë. Dhe ka marrë një plagë në sup. Ai ka dëshmuar e ka qenë thika e tij. Më qëlloi i pari më pas e qëllova”.
Dy të miturit janë fqinjë me njëri tjetrin kanë frekuentuar të njëjtën shkollë .