Gjykata e Lartë shqyrton dënimin e Salianjit/ Avokatët e ish-deputetit, kërkesë në Dhomën e Këshillimit

Shqipëria

Gjykata e Lartë shqyrton dënimin e Salianjit/ Avokatët e ish-deputetit, kërkesë në Dhomën e Këshillimit

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:19
Ervin Salianji.

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë dënimin me 1 vit burg të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në Dhomë Këshillimi në orën 13 e 20 minuta.

Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor. Salianji aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fierit ku mbahet i izoluar që prej datës 27 shtator.

Vendimi u dha nga Apeli me Juridiksion të Pergjithshëm që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen Babalja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat