Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli merr vendimin për babanë dhe dy djemtë

Shqipëria

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli merr vendimin për babanë dhe dy djemtë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:23
Ata akuzohen per vrasjen e dy vëllezërve ne Roskovec, Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç.

Gjykata e Apelit vendosi këtë te martë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për bashkepunetorin Tomor Zykën.

Ata akuzohen per vrasjen e dy vëllezërve ne Roskovec, Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç.

Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.

Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç dhe kanë vrarë vëllezërit Kurtaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat