“Euronews”: Shqipëria hap kapitullin e parë të anëtarësimit, mes trazirave politike dhe protestave të opozitës

Shqipëria

“Euronews”: Shqipëria hap kapitullin e parë të anëtarësimit, mes trazirave politike dhe protestave të opozitës

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:43
Presioni i brendshëm ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka qeverisur që nga viti 2013, është në rritje.

Shqipëria çel sot grupkapitullin e parë të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo është konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe unionit, 10 vite pasi vendi ynë mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Por, hapja e bisedimeve zyrtare të pranimit në BE vjen disa ditë pasi mbështetësit e opozitës protestuan në rrugët e Tiranës, shkruan “Euronews”.

Presioni i brendshëm ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka qeverisur që nga viti 2013, është në rritje.

Mbështetësit e opozitës protestuan javën e kaluar në rrugët e kryeqytetit duke i bërë thirrje Ramës të largohej pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji dhe liderit të opozitës, Sali Berisha.

Opozita ka deklaruar se Rama po sundon me grusht të hekurt, duke i heshtur kritikët dhe duke abuzuar me pushtetin e tij për të pakësuar rivalët politikë.

Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti, u lirua nga burgu muajin e kaluar pasi u mbajt me akuza për blerje votash, të cilat u kundërshtuan nga Greqia. Kjo e fundit i vendosi kusht Shqipërisë që në rast se Beleri nuk lirohej, do të bëhej pengesë për anëtarësimin e vendit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat