Të dhënat e INSTAT për PBB në tremujorin e dytë, Petraq Milo: Prodhimi i energjisë dhe ujit, kontribut negativ në rritjen ekonomike

Shqipëria

Të dhënat e INSTAT për PBB në tremujorin e dytë, Petraq Milo: Prodhimi i energjisë dhe ujit, kontribut negativ në rritjen ekonomike

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:45
Petraq Milo

Sekretari për çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, doli në një deklaratë për mediat ku foli lidhur me publikimin e fundit të  Institutit të Statistikave për tremujorin e dytë të vitit 2024 të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas INSTAT, prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 4,06% në terma realë, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023.

Lidhur me dhënat e INSTAT,  Petraq Milo theksoi se sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë të prodhimit të të  mirave materiale vazhdojnë të kenë  një kontribut negativ ne rritjen ekonomike të vendit tonë.

Milo pohon se rritja ekonomike në sektorët e industrisë, të industrisë nxjerrëse, të industrisë përpunuese dhe prodhimit të energjisë  mbetet negative në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Sipas Petraq Milos, modeli ekonomik i vendit vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit dhe jo i orientuar drejt rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse dhe bujqësisë për produkte me vlerë të shtuar dhe rritjes së eksporteve.

Milo listoi kontributet pozitive dhe negative nga këto të dhëna :

Petraq Milo:

Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +1,12 pikë përqindje

Ndërtimi” me +1,12 pikë përqindje

Administrata publike Arsimi dhe Shëndetësia me +0.86 pikë përqindje,

Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.62 pikë përqindje

Nje kontribut te ulet kane dhene deget :

Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me +0,17 pikë përqindje

Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,13 pikë përqindje,

Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,13 pikë përqindje

Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,06 pikë përqindje.

Negativisht kane kontribuar grupi :

Industria ne teresi si dhe prodhimi i energjisë dhe ujit ka shënuar një kontribut negative ne rritjen ekonomike me -0,96 pikë përqindje

Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,11 pikë përqindje.

Rritja ekonomike sipas degëve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë :

Aktiviteti “Ndërtimit” shënoi rritje me 10,1%

Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative i cili shënoi rritje 9,6%

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit shënoi një rritje prej 8,7%

Grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 8,05%

Aktivitetet “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 6,48%,

Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” pati rritje me 3,82%,

Aktiviteti i “Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar rritje prej 2,69%

Aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” shënoi rritje me 0,56%

Ndërsa Aktiviteti i “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënoi rënie me 8,9%

Grupi i aktiviteteve “Informacioni dhe Komunikacioni” shënuan rënie prej 5,39%.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 7,01%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat