Berisha: PS-ja do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92!

Shqipëria

Berisha: PS-ja do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92!

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:36
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Socialiste “do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92”.

Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, kryedemokrati theksoi se beteja do të jetë pa kthim deri në krijimin e qeverisë teknike.

Ndërsa shtoi se është në dorën e demokratëve për të rikthyer votën e lirë

“Jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeveri teknike që qytetarët të votojnë të lirë. Me bindjen më të thellë se në zgjedhje të lira partia e krimit e Edi Ramës do të ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në ’92.

Është në dorën e demokratëve, PD dhe opozitës që në këtë betejë të rikthejë votën e lirë, të garantojë rotacionin dhe normalizimin e Shqipërisë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat