Tentoi të fuste në Shqipëri flori të padeklaruar, procedohet 56-vjeçari nga Kosova

Shqipëria

Tentoi të fuste në Shqipëri flori të padeklaruar, procedohet 56-vjeçari nga Kosova

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:45

Një shtetas i Kosovës është proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij në pikën e kalimit kufitar të Morinës iu gjetën monedha floriri të padeklaruara.

Policia tha se gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri, të cilat ai po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Feti Ajazaj, 56 vjeç, banues në Prizren,  Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat