Prej një muaji përndiqte 17-vjeçaren, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Shqipëria

Prej një muaji përndiqte 17-vjeçaren, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pas kallëzimit nga një 17-vjeçare se përndiqej nga ai prej një muaji në rrugë, por edhe në rrjete sociale.

Sipas policisë i arrestuari ka rezultuar me precedent për të njëjtin krim.

Për 47 vjeçarin, banues në Pukë, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat