“Partizani”/ SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Shqipëria

“Partizani”/ SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 20:20
Jamarbër Malltezi

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryetarin e PD Sali Berisha e dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren Andia Pustina.

Kjo duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosje “Partizani”.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat