Debati për protestën e opozitës/ “Thotë hodhëm molotov, sikur ka hedhur oriz në dasmë”, Çupi-Braçes: Qetësohu, shikoje të keqen te…

Shqipëria

Debati për protestën e opozitës/ “Thotë hodhëm molotov, sikur ka hedhur oriz në dasmë”, Çupi-Braçes: Qetësohu, shikoje të keqen te…

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 20:37
Çupi-Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas një deklarate të demokrates Dhurata Çupi, e cila ditën e sotme u shpreh në studion e News24 se në protestën e opozitës nuk u dogj selia e PS, por thjesht u hodh molotov.

Braçe ka reaguar duke u shprehur se deputetja e PD tha se është hedhur molotov “sikur ka hedhur oriz në dasëm”.

Nuk ka vonuar më pas replika e Çupit, e cila përmes një reagimi në Facebook u shpreh se nga selia e socialistëve janë djegur jetët e mijëra shqiptarëve, ndërsa sot vazhdojnë të digjen shanset e mijëra të rinjve, mundi i prindërve të tyre, që po rrisin fëmijë për t’i çuar jashtë vendit.

Ajo shtoi se nga ajo seli projektohet dhe zbatohet vjedhja e zgjedhjeve, vjedhja e jetës së shqiptarëve.

Çupi e përfundoi reagimin e saj duke këshilluar Braçen të qetësohet dhe të shohë të keqen te partia e tij dhe jo te molotovi simbolik i njerëzve të revoltuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat