Hapja e negociatave për grup kapitullin e parë me BE, Gjekmarkaj: Vendim gjeopolitik, Europës i intereson më shumë stabiliteti se demokracia

Shqipëria

Hapja e negociatave për grup kapitullin e parë me BE, Gjekmarkaj: Vendim gjeopolitik, Europës i intereson më shumë stabiliteti se demokracia

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 21:40
Deputeti Agron Gjekmarkaj

Në emisionin “Open” në News24 është trajtuar çelja e negociatave për grup-kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe BE-së.

Deputeti Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD, tha se ky ëhstë një lajm i mirë për Shqipërinë dhe është edhe një konjukturë ndërkombëtare. Gjekmarkaj tha se e fundit që mund të marrë meritën për këtë ngjarje është Qeveria.

Ai solli në vëmendje bllokimin e 3 ligjeve në 2013-ën nga Partia Socialiste, duke vënë si kusht zgjedhjen e Kryetarit të Qarkut të Fierit, ndërsa shtoi se janë humbur 12 vite që nga ajo kohë.

“Shoqëria shqiptare ka parametra europianë, e meriton Europën, por ne kemi një klimë politike shumë konfliktuale, kemi një dominim të mazhorancës që ka marrë peng Kuvendin, që kontrollon gjithçka. Nuk ka një klimë liberale dhe demokratike politike dhe duket si paradoks hapja e negociatave në këto kushte”, tha Gjekmarkaj.

Në vijim ai tha se ndoshta mund të kemi një kundërvënie të re lindje-perëndim që detyron BE-në të shohë më shumë aspektin gjeopolitik se sa standardet. “Opozita është nën presion dhe këtë e shikon kushdo.

Më shumë se një problem i BE-së është një problem i shqiptarëve ajo që po ndodh në Shqipëri. Europa është më e dhënë pas stabilitetit se sa ndaj demokracisë”, tha Gjekmarkaj. Sipas tij Europa ka një lidership më pragmatist se sa një lidership që respekton standardet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat