Qëlloi veten me armën e shërbimit, vdes në spital punonjësi i Gardës

Shqipëria

Qëlloi veten me armën e shërbimit, vdes në spital punonjësi i Gardës

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Henri Haxhia, punonjësi i gardës që qëlloi veten me armën e shërbimit, ka ndërruar jetë në spital.

37 vjeçari ndodhej në banesë bashkë me familjarë të tij kur ndërmori aktin e rëndë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes për heqjen e plumbit por nuk ka mundur të mbijetojë.

Hetuesit e kanë ende të paqartë arsyen e tentativës së vetëvrasjes, por nga deklarimet që familjarët u dhanë policisë pohuan se kohën e fundit ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, por nuk kurohej.

Burime nga policia thanë se kanë dyshime se Henri Haxhiaj ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë për çështje bixhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat