Kishte fshehur dy kallashnikov në tarracën e lokalit të tij, arrestohet 68-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

Kishte fshehur dy kallashnikov në tarracën e lokalit të tij, arrestohet 68-vjeçari në Lushnjë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Arrestohet në flagrancë një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat