Hapet gara për drejtorët e rinj të policisë vendore/ Rregullorja e re kalon në Këshillin e Ministrave

Shqipëria

Hapet gara për drejtorët e rinj të policisë vendore/ Rregullorja e re kalon në Këshillin e Ministrave

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:44
Policia shqiptare

Është hapur gara për 12 drejtorët e rinj të policisë vendore, pasi rrregullorja e re kaloi në Këshillin e Ministrave.

Rregullorja u dërgua për miratim në Këshillin e Ministrave nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Shtetit.

Ndërsa do të ngrihet edhe një komision vlerësimi. Drejtorët e policisë vendore do të kenë mandat 3-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat