Sherri në Vorë midis të rinjve që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre, bie në pranga 28-vjeçari

Shqipëria

Sherri në Vorë midis të rinjve që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre, bie në pranga 28-vjeçari

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 15:06
Vorë

Ka përfunduar në prangat e policisë një nga të përfshirët në sherrin që ndodhi në Vorë të martën. Mësohet se ai fshehu ngjarjen, nga e cila mbeti i plagosur 28-vjeçari Xhuljano Shkurti.

Kujtojmë që gjithë ngjarja ndodhi në një servis, ku në fillim janë konfliktuar tre persona, edhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri gjatë konfrontimit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve 32 vjeç,  38 vjeç, dhe  37 vjeç. Ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar me shtetasit.

Gjatë konfliktit, shtetasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi ndërsa shtetasit janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat