Arrestohet një 40-vjeçar në Shkodër, rrahu gruan dhe djalin e tij

Shqipëria

Arrestohet një 40-vjeçar në Shkodër, rrahu gruan dhe djalin e tij

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 18:02
Policia

Është arrestuar një person në Shkodër, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin e tij.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është i moshës 40-vjeçare.

“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin 40 vjeç, banues në Qerret Shllak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur”.

“Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat