Mbahen 2-3 ditë në qendra dhe zhduken, Hazizaj: Emigrantët e mitur mund trafikohen

Shqipëria

Mbahen 2-3 ditë në qendra dhe zhduken, Hazizaj: Emigrantët e mitur mund trafikohen

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 23:21
Altin Hazizaj

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, teksa ka komentuar ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin, tha se pothuajse 1/3 e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri janë të mitur të pashoqëruar.

Në një lidhje me skype, në emisionin “Open”, Hazizaj tha se këta fëmijë strehohen për 2-3 ditë në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken.

“Ku përfundojnë këta të mitur që janë të pashoqëruar nga prindërit. Ata vijnë nga ajo që konsiderohet si rruga e gjelbër.

Këta fëmijë strehohen për 2-3 në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken. Ku shkojnë këta fëmijë? Ku përfundojnë ata?

Trafikohen ose përdoren, mund të përdoren edhe për marrjen e organeve”, tha Hazizaj, duke u shprehur se bëhet fjalë për rreth 7 mijë fëmijë.

Në vijim ai tha se ndoshta mund që këta fëmijë të përgatiten edhe për akte terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat