Rriten temperaturat, por shirat rikthehen në…/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Shqipëria

Rriten temperaturat, por shirat rikthehen në…/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 08:09
Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell).

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në relievet malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 27 gradë Celsius. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat