“Dera kryesore e rrethuar me hekura” - Bardhi publikon pamjet nga Kuvendi: Më shumë forca sigurie se deputetë!

Shqipëria

“Dera kryesore e rrethuar me hekura” - Bardhi publikon pamjet nga Kuvendi: Më shumë forca sigurie se deputetë!

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Gazment Bardhi ka publikuar pamjet nga hyrja e Kuvendit, ku Garda e Republikës ka vendosur gardh metalik, pas paralajmërieve të opozitës për mosbindje civile.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes”, shkruan kreu i Grupit të PD-së, duke theksuar se dera kryesore është rrethuar me hekura.

Bardhi shprehet se në hyrje të Parlamentit ka më shumë forca sigurie se sa deputetë.

“Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!”, shkruan ai.

Bardhi thekson se Kuvendi s’është burg dhe as qeli burgu, teksa thekson se “dhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë”.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendin në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!”, shkruan Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat