Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka konsideruar një “shfaqje të turpshme” vendosjen e barrierave metalike në hyrje të Kuvendit. Ai theksoi se “kjo do të thotë të shkatërrosh parlamentarizmin”, duke theksuar se e vetmja e rrugë e opozitës është mosbindja civile.
Fjalimi i plotë
“Të shkatërrosh parlamentarizmin, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është turpi i botës,. Opozita ka vetëm një rrugë, mosbindja civile.
Vetëm lëvizja popullore bën efekt ndaj regjimit. Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje e turpshme”, tha ai.