“Opozita ka vetëm një rrugë…”/ Kuvendi i rrethuar me barriera metalike, deputeti i PD-së: Është një shfaqje e turpshme

Shqipëria

“Opozita ka vetëm një rrugë…”/ Kuvendi i rrethuar me barriera metalike, deputeti i PD-së: Është një shfaqje e turpshme

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:02
Tritan Shehu

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka konsideruar një “shfaqje të turpshme” vendosjen e barrierave metalike në hyrje të Kuvendit. Ai theksoi se “kjo do të thotë të shkatërrosh parlamentarizmin”, duke theksuar se e vetmja e rrugë e opozitës është mosbindja civile.

Fjalimi i plotë

“Të shkatërrosh parlamentarizmin, nuk ka ndodhur ndonjëherë, është turpi i botës,. Opozita ka vetëm një rrugë, mosbindja civile.

Vetëm lëvizja popullore bën efekt ndaj regjimit. Do ta shikoni, do ta dëgjoni nga ata që po e organizojnë. Kjo është një shfaqje e turpshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat