Aksioni opozitar, pas mbledhjes deputetët e PD-së mbërrijnë në Kuvend! Çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Aksioni opozitar, pas mbledhjes deputetët e PD-së mbërrijnë në Kuvend! Çfarë pritet të ndodhë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:03
Deputetët e opozitës kanë mbërritur në Kuvend.

Pas mbledhjes, deputetët e opozitës kanë mbërritur në Kuvend. Në mbledhje ata kanë diskutuar për mënyrën sesi do të zhvillohet aksioni i ditës së sotme, ndërsa Garda ka shtuar masat para institucionit duke vënë një gardh metalik në hyrje të godinës.

Ditën e sotme pritet të ketë sërish kaos, si në seancat e shkuara, duke qenë se shumë deputetë të opozitës janë të përjashtuar nga Parlamenti, pas djegies së karrigeve në fillim të muajit tetor, para godinës.

Kujtojmë se aksioni i opozitës ka nisur pas burgosjes së ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.

Opozita është zotuar se mosbindja civile do të vijojë derisa të arrihet qeveria teknike, ndërsa më 23 tetor pritet të zhvillojnë një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat