“Shikojeni!”/ Nuk përmbahet Gaz Bardhi: Kryetarja e ka kthyer Kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës

Shqipëria

“Shikojeni!”/ Nuk përmbahet Gaz Bardhi: Kryetarja e ka kthyer Kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:46
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar se nuk ka Parlament në botë të rrethuar me forca policie. Gazment Bardhi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali se e ka kthyer Kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës.

Duke i tërhequr vëmendjen gazetarit dhe kamerës për t’u drejtuar nga gardhi metalik dhe numri i madh i punonjësve të Gardës, Bardhi tha se “ky është kuvendi i një vendi që dje ka hapur kapitujt e parë të neogicatve për anëtarësimin e BE”.

“Kështu nuk është as qelia e Pëllumb Gjokës. Por kryetarja e kuvendit meqë Pëllumb Gjoka është i lirë ka vendosur të kthejë kuvendin në qelinë e Pëllumb Gjokës.

Kryetarja e re e kuvendit ka nostalgji për qelinë e burgut, për qelinë e burgut të Pëllumb Gjokës”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat