Hipokrizia e Kërkimit Shkencor në Shqipëri dhe një Projektligj që zgjidh... Noc Rrokun

Shqipëria

Hipokrizia e Kërkimit Shkencor në Shqipëri dhe një Projektligj që zgjidh... Noc Rrokun

Nga: Pirro Prifti Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:26
Pirro Prifti

Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga Akademia e Shkencave ka ngritur më shumë pikëpyetje madje madje disa të shoqëruara edhe me pasthirrma sarkazme e habie, se sa nga problemet që mund të zgjidhen nga ky Projekt ligj.

Dihet që Maxhoranca qeverisëse për shkak të gjëndjes së rëndë ku është kërkimi shkencor në Shqipëri, ka kërkuar mesa duket më shumë për tu justifikuar para ndërkombëtarëve, sesa për të zgjidhur një problem i cili nuk varet nga cilësia e Projekt ligjit por nga faktorë që kanë të bëjnë me përbërjen cilësore të pedagogëve ne Universiteteve, përbërjen cilësore të vetë Akademisë, interesimin për të realizuar projekte dhe artikuj shkencore të cilët praktikisht nuk financohen nga buxhetet përkatëse universitare, ose financohen fare pak, madje shumë projekte refuzohen por pastaj, `pasi heqin qafe` realizuesit e projekteve, institucionet që i kërkojnë, u ndryshojnë titujt , vendosin emra të tjerë miqsh e të rekomanduar dhe disa nga ato i miratojnë thjesht për të marrë paratë e financimit. Shumica dërrmuese e projekteve të realizuara në Shqipëri qoftë nga universitetet qoftë nga agjensi të tjera të lidhura me to apo me Akademinë ë shkencave janë pa vlera kërkimore, pale që as shkencore nuk janë që nuk janë.

Përsa i përket artikujve shkencore të publikuar brënda dhe jashtë vëndit në konferenca të ashtuquajtura shkencore, shumica janë pa vlera: as kërkimore e as shkencore, madje disa pedagogë prodhojnë në Shqipëri deri në 20 artikuj shkencore në vit, ku kanë emrat e tyre, gjë që nga ana shkencore dhe kërkimore është e pamundur të bësh 20 artikuj `shkencore`, kur në fakt të realizosh vetëm një artikull shkencor për të vepruar sipas kërkesave strikte për një artikull shkencor duhet të paktën 6-12 muaj me bërë hulumtime, krijohet në hipotezë, mbledhje të dhënash, analizohen të dhënat, bëhen krahasimet, realizohet nje metodologji përkatëse, përdoret statistika krahasuese, nxirren rekomandime apo dhe përfundimeve.

Interesant dhe keqardhës është fakti që brënda 5 ose 10 vitesh Shqipëria do të mbushet e gjitha me `Profesorë Doktorë` dhe do lemë nam në gjithë botën për këtë budallallëk; pikërisht për shkak se titujt kërkohen për të rritur rrogën se sa këto tituj të meritohen për shkak të punës kërkimore të individëve, pra titujt duhen dhënë jo për të rritur rrogën, por për merita akademike dhe nuk duhen miratuar nga shteti por nga Kryesia akademike e cila u rrit rrogën sipas buxhetit të Universitetit.

Ka dhe një budallallëk tjetër për titujt përsa u përket kolegjeve profesionale, apo siç ka ndodhur dikur në Fakultetin e Shkencave Teknike Mjekësore në Tiranë, ku shumë mjekë morën tituj shkencorë të tipit `Doktor`, Profesor i Associuar` apo dhe `Professor`, në një shkollë profesionale të lartë Infermjerësh(?!), apo infermjerë që marrin tituj `Profesorë të Associuar`(?!), në vënd që Ligji për Arsimin e lartë duhet të vendoste tituj të veçantë për shkollat e larta profesionale . Ka Profesorë që nuk kanë bërë një tekst mësimor shkencor, apo që kanë vënë dhe venë emrat në artikuj të shkruar nga të tjerët, sidomos shefat.

Probleme tjetër është futja në punë si pedagogë në Universitete, të individëve që nuk kanë asnjë vit punë, dhe asnjë kriter të veçantë për tu bërë pedagoge. Pra duhen vendosur kritere për tu bërë pedagog universiteti. Më mire nw pwrzgjedhjen e pedagogwve janë Universitetet Private shqiptare.

Me pak fjalë Kërkimi Shkencor në Shqipëri vuan edhe nga një problem tjetër: emigracioni i madh (brain drain) gjatë këtyre viteve. Shqipëria sipas institucioneve ndërkombëtare është një nga vëndet e fundit e renditur përsa i përket kërkimit shkencor

Probleme janë sigurisht edhe në botën perëndimore përsa i përket efektivitetit të kërkimit shkencor në treg dhe në prodhim. Në shkrimin e botuar në revisten - Journal of Petroleum Technology -``The Role of the University in Research and Research Training`` nga George H. Fancher member aime sinclair research, inc. Tulsa, Oklahoma, midis te tjerash shkruan: ``Problemi kryesor me të cilin përballet universiteti sot është ai për përmirësimin e efikasitetit të tij. Një revistë kombëtare shkruan kohët e fundit, "Shumë nga 1800 kolegjet dhe universitetet e Amerikës renditen me bizneset më të këqija të vendit. operacionet janë të rrëshqitshme, të menduarit e tyre i rrëshqitshëm, zyrtarët e tyre refuzojnë t'i shohin faktet në fytyrë .... " (https://watermark.silverchair.com).

Në të vërtetë, udhëheqja institucionale kur bëhet fjalë për nxitjen e një kulture shkencore nuk është domosdoshmërisht një fenomen nga lart-poshtë. Lidershipi në këtë kuptim është procesi shoqëror i udhëheqjes dhe ndikimit të njerëzve drejt arritjes së qëllimeve ose objektivave specifike.

Procesi i bërjes së palëve të interesuara institucionale të pranojnë dhe të përvetësojnë normat, praktikat dhe produktin e kërkimit shkencor si një aktivitet i vlerësuar, i vlefshëm dhe i vazhdueshëm është një sfidë madhore për udhëheqjen institucionale. Kërkon aftësi të shumta si formulimi i vizionit, komunikimi i shpeshtë, dëgjimi empatik, kuptimi intuitiv i motivimit njerëzor, këmbëngulja e qëllimit, aftësia dhe planifikimi i marrëdhënieve njerëzore (how universities can foster a scientific research culture (nacosti.go.ke).

Shumë kërkime shkencore financohen nga grante qeveritare, kompani private dhe organizata jofitimprurëse. Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë në mbështetje të kërkimit dhe zhvillimit akademik se çdo vend tjetër. Sipas të dhënave të përpiluara nga OECD, pesë vendet kryesore për shpenzime të tilla në 2020 ishin Shtetet e Bashkuara (81 miliardë dollarë), Gjermania (28 miliardë dollarë), Mbretëria e Bashkuar (20 miliardë dollarë), Japonia (20 miliardë dollarë) dhe Franca (15 miliardë dollarë) (who invest scientific research - Google Search).

Pozicioni i Shqipërisë në Evropë, i matur nga numri i artikujve shkencorë të botuar – një metrikë kryesore për vlerësimin e kërkimit shkencor – e vendos vendin në fund të listës. Me vetëm gjashtë artikuj të botuar për 100,000 individë, Shqipëria shënon nivelin më të ulët të prodhimit shkencor në të gjithë kontinentin. Nga këndvështrimi rajonal, Serbia del si lider me 69 artikuj për 100,000 individë, e ndjekur nga Mali i Zi me 50, Maqedonia e Veriut me 21 dhe Kosova me 15. Rrënja e pozicionit të ulët të Shqipërisë në kërkimin shkencor i atribuohet mungesës së dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me homologët e saj rajonalë.

Kjo ka çuar në një deficit të konsiderueshëm në aftësitë shkencore dhe inovative të vendit. Një sfidë tjetër që ndikon në rangun e ulët të Shqipërisë në kërkimin shkencor është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lidhjet e favorshme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo ka penguar pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe nisma për ndarjen e njohurive. Shpenzimet për kërkimin shkencor dhe zhvillimin në Shqipëri nuk kalojnë 0.18% të PBB-së, që shënon nivelin më të ulët në Europë. (Albania ranks last in Europe for scientific research, açording to study - Euroneës Albania). Në botën perëndimore Kerkimi Shkencor objektiva dhe synime reale dhe jo hipokrite si tek ne.

-Kërkimi shkencornë Universitete përfshin: kërkimin e zellshëm dhe vëzhgimin sistematik të fenomeneve. Shumica e projekteve kërkimore shkencore përfshijnë eksperimente, shpesh duke kërkuar testimin e efektit të ndryshimit të kushteve në rezultate. Tek ne sa për eksperimente nuk bëhet fjalë.

-Kërkimi akademik është një proces sistematik i studimit të një problemi ose situate kërkimore, ku synimi është të identifikohen faktet që ndihmojnë në zgjidhjen e problemit ose trajtimin e situatës. Kërkimi akademik synon të gjenerojë njohuri të reja që përmirësojnë zhvillimin shoqëror.

-Pse studentët e universitetit duhet të bëjnë kërkime? Kurioziteti intelektual është ndezur dhe kërkimi u ofron studentëve një mundësi për të zotëruar më shumë procesin e tyre të të mësuarit. Projektet kërkimore shpesh ofrojnë mbështetje financiare të nevojshme për studentët dhe i përgatisin më mirë ata për punë të paguara jashtë kampusit ose mundësi praktike.

E parë në këtë prizëm Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor me nenet e pafund të tij, më tepër ka për qëllim të krijojë një institucion koti që do harxhojë një buxhet (buxhet që do të duhet tu shkonte Universiteteve dhe Akademisë së reformuar), ku të futë në punë burokratë të rinj nga klanet partiake dhe miqësore ku sigurisht shumica nuk do të kenë haber nga Kërkimi dhe Shkenca sesa do të duhet ta abrogojë këtë ligj dhe tu japë fond universiteteve për Kërkimin Shkencor si dhe ashtu si e kërkon edhe bota Perëndimore.

Fondet shteti dhe privati, ti delegojë tek njerëz që janë të talentuar që punojnë për projekte dhe artikuj që ndihmojnë në zgjidhjen e problemit ose trajtimin e situatës. Kërkimi akademik synon të gjenerojë njohuri të reja që përmirësojnë zhvillimin shoqëror. Më thoni cili artikull shkencor i bërë në Shqipëri ka këto atribute që kërkohen nga Shkenca botërore? Asnjë pas vitit`90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat