U përjashtua për lëndën e dyshimtë, Hoti: Hodha aromatizues, le ta verifikojë SPAK-u

Shqipëria

U përjashtua për lëndën e dyshimtë, Hoti: Hodha aromatizues, le ta verifikojë SPAK-u

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:51
Elda Hoti

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, hodhi poshtë pretendimet e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila e përjashtoi nga seanca pasi e akuzoi se hodhi lëndë të dyshimtë në sallë.

Ajo që hodha në Parlament nuk ishte asgjë që mund t’u rrezikojë jetën deputetëve. Le të rrijë e qetë Elisa, bashkë me shokët dhe shoqet e Partisë Socialiste.

Ajo ishte një aromatizues. Le ta verifikojë prokuroria, SPAK-u e të gjithë me radhë, ku do të na dërgojë, që bëri edhe kërcënim ndaj meje dhe kolegëve.

Sepse unë nuk i trembem askujt, sepse kemi një mision dhe nuk na ndalojnë kërcënimet e kësaj bande kriminale”, tha Hoti para Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat