Momenti kur polici i tregon armën deputetit të PD-së, Luan Baçi

Shqipëria

Momenti kur polici i tregon armën deputetit të PD-së, Luan Baçi

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

y është momenti kur një prej efektivëve të ndërhyrjes së shpejtë i tregoi armën deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, në perimetrin e oborrit të Parlamentit gjatë protestës së opozitës.

Ky episod ka shkaktuar tensione dhe ka ngjallur reagimin e ashpër të deputetëve të opozitës, të cilët iu kundërvunë fizikisht të njëjtit efektiv që preku armën.

Duket se pikërisht kapja e pistoletës me duar nga një efektiv i forcave speciale ndërsa debatonte me deputetin Luan Baçi, ka detyruar drejtuesit e policisë të largojë nga oborri i Kuvendit punonjësit e FNSH.

Flamur Noka dhe Bledion Nallbati u konfrontuan fizikisht me efektivin pasi ky i fundit preku armën për t’ja drejtuar deputetit Baçi.

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka e dënuan këtë ngjarje, duke thënë se forcat speciale i drejtuan armën deputetit dhe se ata nuk lejohen në perimetrin e brendshëm të Kuvendit pasi sigurinë në atë zonë e garanton Garda e Republikës.

Pas këtij incidenti, ka ndërhyrë kreu i Gardës për të qetësuar situatën, teksa ka kërkuar largimin nga oborri i Parlamentit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe vendosjen e tyre në pjesën e jashtme të perimetrit.

I paqartë mbetet momenti përse efektivët e ndërhyrjes së shpejtë u lejuan nga gardistët që të futeshin në pjesën e brendshme të oborrit të Kuvendit, ku sigurinë në këtë perimetër e garanton Garda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat