“Do ju tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën”/ Deputeti demokrat kërcënon hapur Ministrin e Brendshëm Hoxha dhe Spiropalin

Shqipëria

“Do ju tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën”/ Deputeti demokrat kërcënon hapur Ministrin e Brendshëm Hoxha dhe Spiropalin

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputetët e opozitës pretendojnë se efektivët i kanë vendosur armën në gjoks deputetit Luan Baçi duke e kërcënuar atë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka kërcënuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke i thënë se do ta pësojë ashtu si “paraardhësi” i tij, Enver Hoxha.

Noka u tregua i rreptë edhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se do të tërhiqet zvarrë mashkë me ministrin.

“Nipi i Enver Hoxhës mund të rrijë në krye të ministrisë por kujto që e kemi tërhequr zvarrë Hoxhën. Ashtu do tërhiqesh edhe ti dhe Elisa”, tha ai.

Po mbroni narkosin. Mosbindja civile do t’ju heqi qafe. S’e ndaloni dot popullin as ti nipi i Enver Hoxhës, as Elisa Spiropali”, tha Flamur Noka, pas përplasjes me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Këta të fundit ndërhynë në ambientet e Kuvendit, pasi një grup protestuesish kërkoi që të hynte në oborrin e Parlamentit. Ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, shkaktoi përplasjen e tyre me deputetët e PD-së, që e konsideruan si skandal pse ata u futën brenda ambienteve të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat