Dy ngjarje tragjike në Korçë dhe Pogradec, ja për çfarë dyshohet

Shqipëria

Dy ngjarje tragjike në Korçë dhe Pogradec, ja për çfarë dyshohet

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:54
Ilustrim

Dy persona janë gjetur të pajetë në Korçë dhe Pogradec.

Policia bën me dije se ditën e djeshme (16 tetor), rreth orës 18:30, në lagjen nr. 16, Korçë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën ku jetonte vetëm, një 54-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Po dje, rreth orës 20:50, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka humbur jetën në banesë, shtetasi A. T., 53 vjeç.

Dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat