Në mësuese 55-vjecare po hetohet nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.
Uniformat blu bëjnë me dije se mësuesja është shtetasja me iniciale M.M, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare.
55-vjeçarja po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.