Flet nëna e 11- vjeçares: Çupën nuk e ka prekur, vetëm e ka ngacmuar me fjalë të pista

Shqipëria

Flet nëna e 11- vjeçares: Çupën nuk e ka prekur, vetëm e ka ngacmuar me fjalë të pista

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:26
Nëna e 11-vjeçares

Nëna e 11-vjeçares e cila denoncoi për vajzën se ishte ngacmuar seksualisht nga një 70-vjeçar i cili jetonte në të njëjtin fshat por në një lagje tjetër ka folur për mediat dhe ka deklaruar se vajza nuk është prekur, vetëm është ngacmuar me fjalë të pista.

E ëma e të miturës shprehet se nuk ka qenë kurrë prezente në ndonjë situatë, por flet në bazë të çfarë i ka shprehur vajza.

Nëna e 11-vjeçares:

Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq.

Nuk e ka ngacmuar, nuk e di tani vajza ishte vetë aty.

Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë në dyqan. nuk kam borxhe te ai dyqan.

Hiç asgjë jo llafe të pista i kishte thënë. Unë nuk di gjë, vetëm llafe të pista më tha. Burrin e kam në Greqi në fshat jam me fëmijët.

Nëna Marsela Zito, ka qene ajo që ka kallëzuar rastin në polici për ngacmim seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat