Emigrantët në Gjadër, Ermir Lushnjari: Çështje që ka krijuar debat në Itali, kampi jashtë BE për të frikësuar…

Shqipëria

Emigrantët në Gjadër, Ermir Lushnjari: Çështje që ka krijuar debat në Itali, kampi jashtë BE për të frikësuar…

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 15:57
Juristi Ermir Lushnjari

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, është diskutuar lidhur me refugjatët e parë që janë akomoduar në kampin e Gjadrit.

Nga 16 refugjatë që zbritën nga anija Libra, 4 janë rikthyer, për shkak se ishin 2 të mitur dhe dy me probleme shëndetësore.

Juristi Ermir Lushnjari tha se se kjo ngjarje në Itali është parë me shumë vëmendje, opozita e kundërshton këtë marrëveshje, duke u shprehur se nuk do të sjellë asnjë zgjidhje për emigrantët. Lushnjari tha se në anën tjetër është Qeveria që duket se e konsideron si një frikësim për emigrantët.

Lushnjari tha se fakti që kemi një kamp të ngritur jashtë territorit të BE-së, tregon pikërisht këtë.

“Një shtet si Italia sado i madh të jetë, është i vogël për të përballuar një problem që është tashmë për gjithë BE-në.

Tani Italia ose do të gjente një zgjidhje brenda BE-së, ose do të gjente marrëveshje jashtë BE-së, si në rastin e Shqipërisë.

Nuk diskutohet që kjo ka një kosto të lartë, por çështja është të zgjidhet problemi, sepse në Itali kjo e emigrantëve është mjaft problematike, sikundër në pothuajse gjithë BE-në”, tha juristi.

Në vijim Lushnjari theksoi se opinioni që ne shqiptarët kemi për vendin tonë është sikur jemi qendra e Europës ose e Mesdheut, por në fakt se është një vend i vogël.

“Italianët para 10 vjetësh nuk kanë pasur ndonjë kureshtje për Shqipërinë, ndërsa dy vitet e fundit ka një kureshtje kryesisht të italianëve familjarë, që mund të vijnë për pushime”, tha ai.

Lushnjari theksoi se prani e emigrantëve në Gjadër nuk përbën problem në aspektin e sigurisë për qytetarët e Lezhës, për shkak se ata nuk janë agresivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat