Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Vyshka

Shqipëria

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Vyshka

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 16:32
Zamira Vyshka

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit Antikorruosion që e dënoi me 2 vite ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe e rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.

Apeli e dënoi Vyshkën me 2 vite burg, për korrupsion pasiv.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas prokurorisë do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosoi pefundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaji një të burgosuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat