Jurgis Çyrbja la mandatin, KQZ mblidhet për ta zëvendësuar! Kush është socialisti që pritet të bëhet deputet

Shqipëria

Jurgis Çyrbja la mandatin, KQZ mblidhet për ta zëvendësuar! Kush është socialisti që pritet të bëhet deputet

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:34
Jurgis Çyrbja

Ditën e nesërme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste.

Vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e PS për zgjedhjet e 2021.

“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka””, thuhet në njoftimin e KQZ.

Çyrbja mori vendimin për të dorëzuar mandatin vetëm pak disa pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas tij kjo nuk ka lidhje.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat